Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Historia e Krishtlindjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

avatar

Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Historia e Krishtlindjeve    Fri Dec 31, 2010 7:52 pm

Historia e Krishtlindjeve





Dikur moti besimtarët, të shpërndarë nëpër fshatrat e largëta, u tubonin në proçesione me drita në dorë, që krijonin një pamje madhështore. Dhe dukeshin porsi përrockat që derdhen në lumenj, që e zhdukin errësirën e natës! Të gjitha këto i bënin për të arritur deri te “Shpella e Betlehemit”, aty ku bashkohet Qielli dhe Toka. Këtë simbolik besimtarët e përjetonin në Meshën e mesnatës përçdo vjet. Simbolika e dritave në duart e besimtarëve në atë rrugën e natës së errët, nuk ishte asgjë tjetër përveç lajmit të gëzueshëm, përmbi fitoren e “Diellit të pamposhtur”. Fitorja përmbi errësirën dhe akullin që është tmerri dhe frika e njeriut. Përderisa DIELLI është burimi i jetës dhe ngrohtësisë. Me këto gjeste simbolike, të krishterët dërgonin “zjarrin e kësaj drite” në shtëpitë dhe vatrat e veta, që të ndizet zjarri i dashurisë, i mirësisë, i paqes dhe i ngrohtësisë në jetën familjare.

Lindje e re


Çdo lindje e re gjithmonë ishte një gëzim i madh për një shtëpi shqiptare dhe për mbarë farefisin, dhe djepi gjithmonë ishte një urë nëpër të cilën kalonin gjenerata me rradhë, dhe qendra, boshti rreth së cilës sillet jeta e përbashkët e çerdhes familjare. Prej djepit shpejt kalon foshnja në prehrin e plakut dhe të plakës, duke u lidhur kështu e kaluara dhe e ardhmja. Këtu mund të zbulojmë gjurmat e identitetit tonë, i cili qenësisht lidhet me jetë, e cila vijon pa ndërprerë, atë e nderon lart dhe e ruan me muret simbolike rreth shtëpisë.


Çfarë simbolizojnë dhe kur kanë nisur të festohen ato?


“Një mbret lindi atë ditë,/një bebe porsi ti…” Këto janë vargjet e një kënge tradicionale të Krishtlindjeve, të titulluar “A baby just like you” (Një bebe porsi ti) të kompozuar nga Xhon D. Henri (1975). Kjo këngë shpreh besimin tradicional, sipas të cilit Krishtlindjet lidhen me ditën e lindjes së Jezu Krishtit, të adhuruar nga miliona të krishterë në mbarë botën dhe të nderuar e respektuar nga po aq myslimanë, të cilët, gjithashtu, mbështetur në shkrimet e tyre të shenjta, megjithëse nuk e besojnë si Zot, e vlerësojnë plot përkushtim të birin e virgjëreshës Mari si një ndër profetët më të mëdhenj të historisë së marrëdhënies së njeriut me Hyjninë. Tradita e krishterë e besimit të lindjes së Krishtit në këtë ditë ka ndikuar edhe në etimologjinë e fjalës shqipe “Krishtlindje”, të italishtes “Natale” apo spanjishtes “Navidad”, ndërsa anglishtja e sotme “Christmas” rrjedh nga anglishtja mesjetare “Christes Masse” (Mesha e Krishtit).
Mirëpo Krishtlindja, duke anashkaluar traditën sinkretiste të një festimi plot ngjyra e hare, siç pohon edhe Papa Gjon Pali II dhe siç mësohet nëpër fakultetet teologjike, ka një histori më të hershme se vetë Krishtërimi, ndërsa sot pakkush e di se pranimi i 25 dhjetorit si dita e lindjes së Krishtit është bërë nga Kisha e hershme vetëm në mënyrë simbolike, për t’u dhënë mundësinë të krishterëve që të përqendrohen në rituale e vepra adhurimi, në kujtim të lindjes së figurës qendrore të besimit të krishterë, Jezusit nga Nazareti.

Krishtlindjet e para ishin në maj, prill e janar


Në një numër të madh të kishave të shekujve të parë ishte zakon, në përgjithësi, të kremtuarit e vdekjes dhe jo të lindjes së personave të shquar, pasi Bibla (Mateu 14, 6-10) aludon për një lidhje të mundshme të festimit të Krishtlindjeve me traditat pagane. Edhe vetë Jezusi biblik, i cituar në letrën e parë drejtuar Korintasve (11, 24-26), duket se nxit ithtarët e tij që të përkujtojnë vdekjen dhe jo lindjen e tij. Studiuesit dhe teologët na bëjnë me dije se një pjesë e kishave të krishtera kremtonin ditëlindjen e Krishtit në maj, prill apo janar. Vetë teksti biblik duket se nuk mbështet lindjen e Jezu Krishtit në dhjetor. Bibla na thotë se në kohën e lindjes së Jezusit, barinjtë ishin ende fushave natën (Luka 2, 8-12) dhe kjo, duke njohur kushtet klimaterike të zonës gjeografike, për të cilën bëhet fjalë, nuk mund të ndodhë në dimrin e ftohtë të dhjetorit.
Një tjetër tekst që flet për lindjen e Jezu Krishtit është edhe Kurani, libri i shenjtë i Islamit. Në këtë libër Jezusi dhe nëna e tij, Maria, përmenden me shumë admirim.

25 dhjetori, simbolikë e nxitur nga perandori romak me origjinë shqiptare, Kostandini

Është interesante të vihet re se festimi i Krishtlindjes më 25 dhjetor ka shumë mundësi të lidhet me veprimtarinë e perandorit romak me origjinë ilire, Kostandinit, i cili, si shumë perandorë të tjerë romakë, njihej si “inkarnimi” apo “trupëzimi” i Diellit, që në atë kohë adhurohej nga romakët si perëndi. Pas konvertimit në Krishtërim, ky perandor me gjak shqiptar udhëhoqi Konçilin e Niçeas (viti 325 pas Kr.), në të cilin Krishtërimi njohu për herë të parë në mënyrë zyrtare doktrinën e “trinisë së shenjtë”. Kostandini e orientoi besimin e krishterë jo drejt një ndarjeje të ashpër me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumë elementë ekzistues në besimet e mëparshme romake. Në këtë kuadër, historiani Eduard Gibon sqaron se “të krishterët romakë, të cilët nuk e dinin datën e lindjes së tij (Krishtit), përcaktuan si festë solemne 25 dhjetorin, Brumalinë, apo Solsticin e Dimrit, të cilin paganët e festonin çdo vit në përkujtim të lindjes së Diellit”.

Simbolika e pemës së Krishtlindjeve




Edhe përgatitja e pemës së Krishtlindjeve është një traditë që shtrihet në kohë më të hershme se Krishtërimi. Pema e Krishtlindjeve është përdorur, fillimisht, nga popujt gjermanikë dhe keltë. Duke qenë se ajo pemë ishte e gjelbër edhe në stinën e dimrit, besohej se ajo kishte fuqi të veçanta mbrojtëse përballë fatkeqësive natyrore dhe shpirtrave të këqinj. Ajo stolisej, në veçanti, në fund të dhjetorit, pasi në këtë kohë niste të vihej re zgjatja e orëve të ditës dhe kjo shënonte, në besimin e popujve në fjalë, mposhtjen e forcave negative të errësirës dhe të ftohtit dhe triumfin e dritës. Krishtërimi e bëri të tijën edhe këtë traditë të hershme, por tashmë me një simbolikë të re. Pema e krishtlindjeve do të simbolizonte gjelbërimin e Parajsës, apo Kopshtit të Edenit. Përdorimi i pemës së Krishtlindjeve nga të krishterët ka nisur në fillimin e shekullit të 17-të në Strasburg, në Francë, për t’u përhapur më pas në Gjermani, në Europën Veriore e Britaninë e Madhe dhe, së fundi, në Amerikë.

Në Meksikë, festimet më të gjata dhe më të zhurshme të Krishtlindjeve


Meksika njihet si vendi, në të cilin festimet e Krishtlindjeve nisin më herët dhe mbarojnë më vonë. Gjithçka nis më 16 dhjetor me të ashtuquajturat “posada” (prehje, pushim). Posadat zgjasin nëntë ditë, deri në vigjilje të Krishtlindjeve dhe bëhen për të përkujtuar endjen e vetmuar të Jozefit dhe të Marisë në qytetin e Betlehemit deri në çastin kur gjetën strehë. Gjatë posadave, një grup njerëzish bartin statueta të Jozefit e Marisë, të cilat i dërgojnë në një shtëpi, duke i shoqëruar këto rite me këngë, tekstet e të cilave kërkojnë qetësi e prehje (posada). Ata që ndodhen brenda shtëpisë përgjigjen po me këngë dhe më pas vizitorët futen në shtëpi bashkë me statuetat e shëmbëlltyrat e tjera të Jozefit e Marisë. Aty festa vazhdon me disa njerëz me sy të mbyllur e me shkopa në duar, të cilët përpiqen të thyejnë “pinjatën”, e cila është një enë e madhe balte, e varur diku. Ai që thyen pinjatën shpallet fitues dhe mbledh ëmbëlsirat, frutat, çokollatat e karamelet që pinjata kishte brenda.

Nata e Krishtlindjes


Nata e Krishtlindjes nuk është vetëm simboli apo fitorja e vdekjes e jetës përmbi vdekje, opr është edhe kujtimi, që “Zoti bëhet njeri, mishërohet, që edhe vetë njeriu të hyjnizohet” (Augustini). Ai u bë një prej neve, por prap është i ndryshëm, që edhe ne të ndryshojmë. Për këtë arsye edhe neve na paguhet të lindim. Sepse pa “Diell” jeta do të ishte vetëm një natë e pafund. “Për ta kuptuar të pakuptueshmen e njeriut, në të cilën qëndron domethënia më e lartë e urtisë dhe shkëlqimi më i lartë i bukurisë, duhet kuptuar e Vërteta që ekziston” (A. Einstein).
Njeriut të sotëm i duhet më tepër zemra se sa arsyeja e mendjes. Gjërat mund t’i shohim ashtu siç janë vetëm me zemër. Rrethi në të cilën jetojmë varet prej zemrës. Atë, çka zemra dëshiron ajo edhe e zgjedh, psh. ideja, politika, sistemi të cilin dëshiron ta aktualizojë, shkolla, liria etj. Zemra e ndriçon mendjen ose e terratisë. Kriteriumi i zemrës duhet të jetë DASHURIA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Historia e Krishtlindjeve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Mistere :: Mitologji-
Kërce tek: