Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qyteti që u godit nga një yll i vdekur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

avatar

Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Qyteti që u godit nga një yll i vdekur   Fri Dec 31, 2010 1:18 pm

Qyteti që u godit nga një yll i vdekur




Më 1928, qyteti u shkatërrua papritur. Teoria: një vrimë e zezë mikroskopike goditi Tokën

Në vitin 1928 një qytet u zhduk krejt papritur nga një shpërthim i pashpjeguar. Qyteti lindor rus i Tunguskës, brenda një çasti, ra pre e një energjie të jashtëzakonshme që u çlirua dhe e dogji të tërin.

Në atë periudhë kronikat e kohës nuk i dhanë rëndësinë e duhur ndodhisë në fjalë, duke qenë se qyteti rus ishte mjaft i izoluar nga pjesa tjetër e botës. Por, pas vitesh kërkimi dhe analize, shkencëtarët iu rikthyen sërish ndodhisë, duke nxjerrë teori nga më të ndryshmet.

Një nga teoritë më kryesore është teoria që tregon se një vrimë e zezë mikroskopike e një madhësie miliona herë më të vogël se një mikrob u përplas me tokën, duke shkaktuar këtë tragjedi. Sipas kësaj teorie, ylli i vdekur miliarda vite më parë, pas përplasjes kaloi në anën tjetër të planetit, duke qenë se kishte një madhësi që i lejonte depërtimin në sipërfaqe, duke krijuar një shpërthim të dytë gjashtë vjet më vonë, në Amerikën Jugore, çka shkaktoi edhe cunamin më të madh të njohur ndonjëherë nga njerëzimi.


Ndodhia


Rreth orës 7:15 të mëngjesit, qytetarët e Tungusit dhe kolonët rusë të vendosur në verilindje të liqenit Bajkal vunë re një re të madhe drite që po afronte drejt Tokës, dendësia e së cilës ishte e përafërt me atë të Diellit. Rreth dhjetë minuta më vonë, ndodhi një shpërthim i madh dhe një zhurmë e ngjashme me një avion që thyen shpejtësinë e zërit u dëgjua në një zonë mjaft të madhe, duke filluar të zmadhohej gjithnjë e më shumë.

Dëshmitarët okularë që ndodheshin afër shpërthimit, u shprehën në atë kohë se zhurma në fjalë që pasoi shpërthimin filloi të kishte një trajektore të çuditshme, herë dëgjohej sikur vinte nga veriu e herë sikur vinte nga jugu, e madje edhe intensiteti i zhurmës varionte.

Zhurma shoqërohej me një valë të fortë që i hidhte njerëzit nga vendi i tyre dhe që thyente vazhdimisht çdo lloj dritareje edhe me mijëra kilometra larg nga vendngjarja. Shumica e dëshmitarëve okularë, folën në atë kohë vetëm për zhurmë edhe për tronditje dhe jo për pamjen e shpërthimit, e për më shumë madhësia e dritës që u shfaq fillimisht dhe koha gjatë së cilës ndodhi fenomeni, ndryshon nga dëshmia e një dëshmitari te tjetri.

Shpërthimi në fjalë u regjistrua në të gjitha stacionet sizmike në Evropës dhe të Azisë dhe krijoi një valë që u përhap në të gjithë atmosferën, e cila kishte një intensitet aq të madh sa u regjistrua edhe nga barografët e saposhpikur dhe të pamodifikuar të Britanisë së Madhe. Në netët në vijim pas këtij shpërthimi, qielli u pastrua më shumë se kurdoherë në të gjithë globin.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dy qendra vëzhgimi, pikërisht në Smithson dhe në Malin Uillson arritën në përfundimin se qielli ishte më transparent se kurdoherë tjetër. Sipas librit “Gines” të vitit 1966, në rast se drita që u duk në fillim do të vazhdonte të përhapej dhe të fuqizohej për 4 orë dhe 47 minuta, atëherë shpërthimi do të shkaktonte zhdukjen e të gjithë Rusisë, deri në Shën Petërsburg dhe nga Poli i Veriut deri në jugun e Kinës.


Dëshmitë


S. Semenov, një banor i një qyteti, 100 kilometra larg Tunguskës, kishte shkruar atëherë për një gazetë lokale të kohës, ku sqaronte ngjarjen. “Në mëngjes po rrija i ulur në shtëpinë time në Vanavara rreth 100 kilometra në jug të shpërthimit, duke vështruar nga veriu. Në mënyrë të rastësishme, vura re mbi rrugën Tunguska-Onkul qiellin që u copëtua në dy pjesë dhe një zjarr u shfaq në lartësi shumë të madhe mbi pyll. Ndarja e qiellit më dysh u zmadhua edhe më tej dhe e gjithë pjesa veriore u mbulua nga zjarri.

Në atë çast ndjeva aq vapë sa nuk mund ta duroja. I gjithë trupi im më dukej se ishte në zjarr dhe ndjeja vazhdimisht të nxehtën që vinte nga pjesa veriore. Doja ta hiqja bluzën dhe ta hidhja në tokë, por në atë çast qielli u mbyll sërish dhe një zhurmë e madhe u dëgjua, çka më hodhi disa metra larg në tokë. Humba ndjenjat, por pas pak gruaja ime erdhi dhe më çoi në shtëpi. Pas gjithë asaj zhurme, që më ngjante si gur që binin nga qielli dhe topa që vazhdonin pa pushim, toka filloi të tronditej. Unë u ula në shesh dhe mbajta kokën fuqishëm në tokë, me frikën se gurët do më shtypnin.

Kur qielli u hap sërish, një erë e nxehtë filloi të qarkullonte ndërmjet shtëpive e më pas vumë re se dritaret ishin shkatërruar dhe pjesa metalike e tyre kishte rënë në tokë. “Ndërkohë që një dëshmi e dytë e kohës ishte publikuar sërish në mediat ruse. Kësaj here, ishte pyetur një banor i tribuve vendase për atë që ndodhi. “Ishim në lumë së bashku me vëllanë tim, Çekaren, duke fjetur. Pa pritur të dy u zgjuam në të njëjtën kohë. Dikush na zgjoi nga gjumi. Dëgjuam zhurmën e një ere që vinte nga lindja. Çekareni tha: “Mund t’i dëgjosh zogjtë që fluturojnë mbi ne?”

Ishim të dy në mes të pyllit dhe nuk mund të dinim ç’po ndodhte rreth nesh. Pa pritur u trondita dhe ndjeva se kishte rënë zjarri në trupin tim. U frikësova. Edhe Çakareni u frikësua. Filluam të kërkonim për mamanë, babanë dhe vëllanë, por nuk na u dha asnjë përgjigje. Kishte zhurmë pas shkurreve dhe mund të dëgjonim pemët që binin në tokë njëra pas tjetrës. Unë dhe Çekareni filluam të vraponim për të shpëtuar. Toka filloi të lëvizte dhe gurë të mëdhenj filluan të vinin mbi ne.

Trupi im u godit nga copa druri, por koka nuk m’u vra. Pastaj pashë diçka që nuk mund ta harroj: pemë që binin, trungje që ishin në zjarr dhe një dritë që sa vinte dhe zmadhohej, aq sa m’u duk si një diell i dytë që afrohej drejt nesh. Sytë e mi u verbuan dhe unë i mbylla. Pas kësaj erdhi një zhurmë e madhe, e më pas një e dytë. Mëngjesi atë ditë ishte me diell, nuk kishte re dhe dielli ynë ndriçonte si zakonisht, kur pa pritur u shfaq një diell i dytë!”



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Qyteti që u godit nga një yll i vdekur
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Mistere :: Enigma-
Kërce tek: