Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulohet një lloj jete e re në Tokë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK



Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Zbulohet një lloj jete e re në Tokë   Fri Dec 31, 2010 12:51 pm

Zbulohet një lloj jete e re në Tokë




Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar një organizëm, i cili jo vetëm që mbijeton në rrethinën e pasur me arsen të pasur, por ka inkorporuar këtë element në AND-në e vet.

Ky zbulim ndryshon çdo gjë që dimë për jetën në tokë dhe hap mundësinë e zhvillimit të formave të tjera të jetës në planetin tonë.

Bakteri, i cili në ADN-në e vet përmban arsen dhe që dallon nga të gjitha format e tjera të jetës në Tokë, është gjetur në liqenin e njelmët Mono në Kaliforni.

Mikrobi i pazakonshëm, i quajtur GFAJ-1, është pjesë e grupit të zakonshëm të baktereve – gamaproteobaktere.

“Raporti i sotëm për jetën në Tokë ka diçka të pazakonshme. Kjo jetë është gjetur në Tokë, por jo sikurse ato që ne njohim”, ka thënë Meri Vojtek, drejtoreshë e programit astrobiologjik të NASA-s në Uashington, duke shtuar se programi astrobiologjik i është kushtuar hulumtimeve rreth prejardhjes dhe zhvillimit të jetës në gjithësi.

Të gjitha format e njohura të jetës në Tokë janë të krijuara nga hidrogjeni, azoti, sulfuri, karboni, oksigjeni dhe fosfori. Këto elemente e ndërtojnë AND-në, proteinet dhe lipoidet.

Arseniku është njëri ndër substancat më helmuese për shumicën e organizmave, ndërsa deri më tash është zbuluar mikrobi që ka inkorporuar arsenin në AND-në e vet.

Shkenca e deritanishme kryesisht bazohet në jetën të cilën ne njerëzit e njohim, kanë theksuar shkencëtarët, ndonëse disa ekspertë tregojnë për ekzistimin e llojeve tjera alternative të jetës që mund të ekzistojnë në Mars, Hënë ose jashtë sistemit diellor.

Liqeni Mono posedon përbërje të pazakontë, koncentrim të lartë të kripës, alkalit dhe arsenit, që është pasojë e izolimit të tij nga uji i freskët për gati 50 vjet.

Shkencëtarët kanë theksuar se zbulimi i biokimisë alternative ndryshon në tërësi çdo gjë që dimë për jetën në Tokë dhe për biologjinë, por zgjeron kërkimet për jetën jashtë planetit tonë.

Të gjithë organizmat e gjallë kanë nevojë për fosfor, ndërsa organizimi që nuk ka nevojë për fosfor, sikurse mikrobi i gjetur tash, paraqet një befasi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Zbulohet një lloj jete e re në Tokë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Mistere :: Enigma-
Kërce tek: