Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulohet jetë në hapësirë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

avatar

Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Zbulohet jetë në hapësirë   Fri Dec 31, 2010 1:56 am

Zbulohet jetë në hapësirë




Shkencëtarët kanë zbuluar jetë, në mbetjet e një meteoriti të vogël të përplasur në Sudanin e veriut, dhjetëra mijëra vite më parë. Zbulimi befasues u publikua në mëngjesin e sotëm në rrjetin e revistës shkencore “Space”.
Në krater u lokalizuan 19 aminoacide, të cilat nuk mund të kishin përfunduar atje në kushtet e jetës në Tokë. Lajmi hedh poshtë teorinë se jeta nuk ekziston dhe as nuk mund të mbijetojë në boshllëkun e hapësirës.

“Gjetja e këtyre aminoacideve, do të thotë se ka më shumë se një mënyrë për të formuar aminoacide në hapësirë”, deklaroi Daniel Glavin, një shkencëtar i NASA-s. “Në hyrjen në hapësirën e Tokës, temperaturat kanë qenë më të larta se 1 000 gradë, prandaj është shumë e çuditshme se si nuk janë shkatërruar”.

Ristudimi i shumë kratereve të meteorëve në planetin tonë mund të nisë së shpejti, pasi më parë asnjëherë nuk ishin bërë kërkime mbi mundësinë e ekzistencës së elementëve të tillë.

Deri më sot besohej se asnjë mikroorganizëm apo përbërje organike nuk mund t’i rezistonte impaktit me sipërfaqen e Tokës dhe temperaturave tepër të larta në hyrjen në atmosferë.

Aminoacidet janë molekula bazë në ndërtimin e proteinave dhe të domosdoshme për ekzistencën e jetës. Ato gjendet kudo, duke nisur që nga flokët, e deri tek struktura mikroskopike si enzimat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Zbulohet jetë në hapësirë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Mistere :: Enigma-
Kërce tek: