Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "HISTORI RRETH ISLAMIT"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

avatar

Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: "HISTORI RRETH ISLAMIT"   Wed Dec 29, 2010 1:35 am

Historia e Sares(nena e 7-te djemve)

Selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
Kam lexuar diku per nje histori shume prekese dhe shume te bukur per nje nene me emrin Sara,nene e shtate djemve e cila ishte besimtarja e vetme e mbetur ne ate vend qe tashme ishte nen gllaberimin e faraonit.
Vjen nje njeri tek profeti Muhamed a.s(paqja dhe meshira e ALLAHUT qofshin mbi te dhe familjen e tij)dhe ishte pa duar e pa kembe dhe i thote''a ka njeri me te vuajtur se une ne kete bote,asnje nuk vuan keshtu si une e nuk eshte me keq se une''dhe Profeti Muhamed a.s fillon dhe i tregon nje histori sa te bukur aq edhe te dhimbshme.-''Po,ka patur,ka qene dikur nje nene e cila kishte 7-te djem dhe ishte besimtare shume dhe adhuronte vetem ALLAHUN ndryshe nga ç'benin te gjithe banoret e tjere qe faraoni i kishte detyruar te adhuronin ate dhe ta quanin Zot.Faraoni therret nje dite Saren dhe djemt e saj dhe pyet djalin e madh perse nuk e ha mishin e derrit dhe djali i pergjigjet ,sepse ALLAHU,ZOTI qe une adhuroj na e ka ndaluar nje gje te tille.faraoni gjith inat i thote se zot eshte evtem ai ne kete toke dhe ai i ushqen,jane ne toke te tij dhe ai duhet ti bindet faraonit me çdo kusht.I therret rojet qe ti sjellin mish derri dhe mundohet te detyroje djalin ta haje mishin e derrit,por djali nuk pranon dhe eshte i betuar dhe i vendosur qe me mire vdes per ALLAH dhe kurre nuk do ta trishtonte ALLAHUN me veprimet e tij.Masa qe merr faraoni per djalin eshte shume e tmerrshme,por kjo aspak nuk e smbraps djalin dhe as e ligeshton nenen e tij e cila ishte e pranishme,dashuria per ALLAHUN ishte me e madhe tek zemrat e tyre se vete jeta ne kete toke.Faraoni i detyron ushtaret qe tia heqin mishin dale ngadale nga trupi duke i rrjepur lekuren ne fillim deri sa djali vdes.therret te dale perpara tij djalin e dyte dhe i thote te njejten gje ,e detyron te haje mish deri dhe djali nuk pranon kurrsesi dhe falet e adhuron ALLAHUN,faraoni jep urdher qe ti priten duart dhe kembet duke e lene cung deri sa edhe djali i dyte vdes.Keshtu beri me te gjithe djemt faraoni dhe asnjerin prej tyre nuk e bindi dot te largohej nga dashuria per ALLAHUN dhe la ne fund djalin e vogel dhe nenen Sare duke e porositur qe mbas njefare kohe do ti therriste serish dhe se ajo duhet te edukonte djalin qe te adhuronte faraonin dhe askend tjeter dhe ta mesonte te hante mish derri.Kur shkojne ne shtepi te dy ishin shume te heshtur dhe ne siklet.Djali i drejtohet nenes se tij dhe i thote qe ajo nuk duhet te merzitej nese ai vdiste sepse ai ishte i vendosur qe nuk do ta trishtonte ALLAHUN me veprime qe binin ndesh ne adhurimin e TIJ,te njejten gje i tha edhe e ema se kurre nuk duhet te braktiste dashurine e ALLAHUT per kete jete,do te ishte me mire per te qe te bashkohej me vellezerit e tij.Mbas disa kohesh faraoni i lajmeron qe te shkojne tek ai Saren dhe djalin e vogel te saj,dhe e therret djalin perpara duke e detyruar te haje mish derri,ai nuk pranon dhe fillon te lutet tek ALLAHU dhe fillon ta adhuroje ALLAHUN gje qe e irriton dhe e çudit faraonin,pyet Saren ne e ka zbatuar urdherin e tij,ne e ka mesuar djalin se nuk ka zot,por faraoni eshte ai qe duhet te quhet i tille;dhe ajo i pergjigjet qete se do te ishte me mire per djalin te bashkohesh me vellezerit e tij se sa te pranonte dhe te bente poshtersi vetem per te fituar kete jete.faraoni i vret te dy edhe djalin edhe Saren,por kurre nuk vrau dot besimin e madh qe kishin ato te gjithe si familje per ALLAHUN.

(Ne Duhet Tju Bindemi Urdhrav Te "ALLAHUT" sepse Nuk Ka "ZOT" tjeter perpos tij "ALLAHU QOFT ME NEVE"


Aliu r.a. – Heroi i luftës dhe paqes

Ai me shembullin e tij të ndritshëm fshin lotët e të pikëlluarve dhe të mërziturve, u zvogëlon dhembjet e atyre që u ekspozohen vuajtjeve...

Sot flasim për heroin e luftës dhe paqes. Mbi njërin nga plejada e trimave të patrembur që lanë gjurmë të pashlyeshme në faqen e ndritshme të historisë islame. Flasim për trimin i cili trimërinë e tij e tregoi në pasuri dhe varfëri, në luftë dhe në paqe.
Jetoi si hero, vdiq si hero dhe si hero me ndihmën e Allahut do të ringjallet. Flasim për princin e patrembur për të cilin edhe sot kemi nevojë, por vështirë ta gjejmë.
Trimi për të cilin flasim është princi i cili me trimëri u ngrit kundër pabesimit dhe idhujtarisë, i cili pa u trembur luftoi kundër besimeve të devijuara. Kundër ideologjive të humbura dhe me dritën e fesë së tij shuajti errësirat e padrejtësisë dhe tiranisë. Fjala është për Ali b. Ebi Talibin r.a.
A dëshironi nga unë t'ua përshkruaj këtë hero?
Me çfarë gjuhe do të tregoja dhe çfarë të foluri ose fraza të zbukuruara do të duhej të përdorja që t'ua paraqes vetëm një thërrmi të asaj që ka qenë Aliu, babai i Hasanit dhe Husejnit, r. anhum?
Unë dëshmoj qartë dhe pa kurrfarë turpi pranoj se jam i paaftë të përshkruaj këtë trim dhe nuk jam tërësisht i aftë t'ia jap të drejtën që e meriton.
Mirëpo, mjafton që e duam dhe mallëngjehemi për te, dhe që zemrat tona nga gëzimi dhe hareja lëkunden kurdo që përmendet emri i tij i ndershëm, dhe kur detalet e jetëpërshkrimit tij para nesh shtrohen.

Gatishmëria për sakrifica
E pranoi islamin si fëmijë pasi që Pejgamberi s.a.v.s. e përqafoi dhe nga dashuria e madhe për te në zemrën e tij e vendosi. I dhuroi çdo gjë që posedoi, dhe çdo gjë që mund të dhurohet. I dhuroi dituri për fenë dhe ishte shkas që të ec rrugës së vërtetës dhe shpëtimit. E martoi me bijën e tij fisnike, Fatimën r.a., e lëshoi të ketë nderin të luftojë trimërisht për mirëqenien e myslimanëve dhe islamit, e lavdëroi para tjerëve dhe ia përmendi cilësitë fisnike, ia ruajti nderin dhe namin e tij dhe ishte në shoqërinë e tij deri në momentin kur ai, Pejgamberi s.a.v.s., kaloi në botën më të mirë. Guximin e tij, trimërinë dhe aftësinë që të sakrifikohet në rrugën e Allahut e tregoi shumë herë. Kur Pejgamberi s.a.v.s. vendosi që me dëshirën e Allahut të bëjë hixhret në Medine, Aliu r.a. ishte ai të cilin e obligoi që mekasve t'ua kthejë gjërat e vlefshme që ia kishin besuar Pejgamberit s.a.v.s. në ruajtje, sepse tek ai kishin besim pakufi dhe e quanin el-Emin (Besnik).
Aliu r.a. mbeti në krevatin e Pejgamberit s.a.v.s. i gatshëm dhe patrembur duke pritur idhujtarët të cilët erdhën me shpata, me dëshirë për gjak dhe tirani. Mirëpo, Aliu r.a. i priti pa kurrfarë frike. E si mos të ishte kështu kur ai ishte hero i vërtetë i cili me heroizmin e tij e obligoi tërë ummetin. Në jetëpërshkrimin e tij secili do të gjejë diç për vete. Jeta e tij është mësim nga i cili krenari dhe fuqi marrin të shtypurit dhe të robëruarit, ndërsa modestinë dhe asketizmin të varfrit dhe nevojtarët.
Ai me shembullin e tij të ndritshëm fshin lotët e të pikëlluarve dhe të mërziturve, u zvogëlon dhembjet e atyre që u ekspozohen vuajtjeve.
Tregimi për te është i gjatë, nga ai secili mysliman mund të marrë mësim.

Dekorimi i madh
Pasi që arriti në Medine, i Dërguari i Allahut e dekoroi me shpërblim të madh: "Pallat i madh dhe i dekoruar ndoshta? Apo pozitë e lartë, pasuri apo diç e tillë nga të mirat e kësaj bote", do të mendoni. Assesi! Shpërblimi i tij madhështor i cili ia dhuroi ishin fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. me të cilat dëshmoi edhe për gjitha gjeneratat e ardhshme të ummetit, i vërtetoi se Ali b. Ebi Talibi r.a. e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij s.a.v.s. e duan Ali b. Ebi Talibin r.a.! E çfarë ishte shkas i kësaj pozite të lartë dhe i këtij shpërblimi madhështor? Të dëgjojmë.
Pejgamberi s.a.v.s. mbante të rrethuar jehudët e Hajberit ku ishin mirë të fortifikuar. Ishte ky popull i cili gjatë historisë të Dërguarit e Allahut i vriste, fjalët e Allahut të madhërishëm i ndryshonte, popull i cili monoteistët e sinqertë i dëbonte dhe i mbyste. Pejgamberi s.a.v.s. i mbante të rrethuar dhe përpiqej ta lironte Hajberin, por për një kohë nuk i shkonte për dore.
E dërgoi Ebu Bekrin r.a., por nuk pati sukses, pastaj Omerin r.a., edhe ai nuk pati sukses. Andaj populli ishte i brengosur. Nata e fitores u dukej e gjatë dhe e errët. Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit në gjysmën e natës dhe tha: "Nesër flamurin do t'ia jap njeriut i cili e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, por edhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë! Allahu me duart e tij do ta sjell fitoren!"
Njerëzit filluan të bisedojnë për atë se kush do të jetë ai të cilit Pejgamberi s.a.v.s. do t'ia jap flamurin e fitores. Kur agoi njerëzit nxituan te Pejgamberi s.a.v.s. të shohin kujt do t'i takon ky nder dhe kujtdo t'i jepej flamuri ngadhënjimtar. Pejgamberi s.a.v.s. pyeti: "Ku është Ali b. Ebi Talibi?", dhe njerëzit thanë: "Ankohet në dhembjet e syrit, o i Dërguar i Allahut."
Ai tha: "Ma sillni", dhe ai erdhi, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. me pështymën e tij fërkoi sytë e tij, bëri dua dhe ai menjëherë u shërua, mori flamurin që ia dha Pejgamberi s.a.v.s. dhe pyeti: "O i Dërguar i Allahut, a do të luftoj kundër tyre derisa bëhen si ne?"
Ndërsa ai u përgjigj: "Nisu ngadalë derisa nuk arrin te territori i tyre, atëherë thirri në islam dhe lajmëro me atë çka i obligon Allahu dhe çfarë duhet bërë, sepse pasha Allahun, sikur Allahu ty të bën shkas i udhëzimit të vetëm një njeriu, është më mirë se të posedosh devetë e kuqe (më të shtrenjta)." (Buhariu, 4/207)
Aliu r.a. erdhi te ky popull dhe i thirri në Islam dhe drejtësi, por nuk hasi në mirëkuptim dhe nuk iu përgjigjën.
Si mundesh të verbrit t'i tregosh diç apo të shurdhit të i dëgjojë fjalët tua? Ata ishin të verbër dhe të shurdhër dhe asgjë nuk pranonin. Kur Aliu r.a. e pa se asnjë lloj bisede me ta nuk japi fryte, vendosi për një zgjidhje tjetër dhe në dyluftim ftoi princin e tyre me emër Merhab el-Jehudij.
Dyluftimi nuk zgjati shumë dhe përfundoi me fitoren triumfale të Aliut r.a. pas së cilës myslimanët në krye me Aliun r.a. e pushtuan Hajberin mu ashtu siç kishte premtuar Pejgamberi s.a.v.s.

Martesa me Fatimën r.a.
Aliu r.a. fuqishëm dëshironte që në trashëgiminë e tij të ketë pasardhës direkt të Pejgamberit s.a.v.s. dhe vendosi ta kërkojë Fatimën r.a., bijën e dashur të Pejgamberit s.a.v.s., prijësen e grave të Xhennetit.
Aliu r.a. erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. duke dëshiruar të flas por nuk mundi asnjë fjalë ta shqiptojë. Pejgamberi s.a.v.s. buzëqeshi dhe duke kuptuar qëllimin e tij i tha: "A Fatimën e dëshiron për bashkëshorte?", ndërsa ai u përgjigj: "E dëshiroj o i Dërguar i Allahut."
"Po a ke mehr?", e pyeti Pejgamberi s.a.v.s. edhepse e dinte mirë që ai nuk kishte asnjë thërrmi argjend, as ar, as pallat, as pasuri, por kishte diç më të vlefshme se këto, e kjo ishte kurora e imanit dhe besimit të sinqertë, e cila rrezatonte nga balli i tij dhe dëshmonte se ky njeri e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, por edhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e donin atë.
Aliu r.a. tha: "O i Dërguar i Allahut, nuk kam asgjë që t'i dhuroj si mehr", ndërsa ai e pyeti: "E ku e ke parzmoren tënde?" (Ebu Davudi, nr. 2125, Nesai, 6/129, Ahmedi, 1/80). Aliu r.a. u përgjigj: "Por, o i Dërguar i Allahut, kjo parzmore nuk vlen as dy argjend!" Por, prapë ai e solli dhe ia dorëzoi Pejgamberit s.a.v.s., pas së cilës ai lejoi që të martohet me Fatimën r.a., e cila më vonë i lindi Hasanin dhe Husejnin, dy prijës të gjithë djelmoshave të xhennetit.

Nga lufta në luftë, nga fitorja në fitore
Kur Muhammedi s.a.v.s. shkoi në luftën e Tebukut e la Aliun r.a. të udhëheq me Medinën dhe të kujdesej për te, sepse ishte trim dhe tejet i aftë për t'u gjetur në gjitha situatat. E dinte mirë që askush si ai nuk di ta ruajë nderin dhe krenarinë e myslimanëve dhe askush si ai nuk mund t'i mbrojë nga e keqja dhe padrejtësia. Hipokritët në këtë panë rastin e mirë për ngatërresat e tyre dhe shkuan te Aliu r.a. duke i thënë: "O Ali, ti je bërë i padëshiruar për të Dërguarin e Allahut, andaj nuk të mori me vete në luftë." Aliu r.a. me shpejtësi u drejtua kah Pejgamberi s.a.v.s. dhe e arriti jo larg Medinës dhe e lajmëroi çfarë po flasin njerëzit. Pejgamberi s.a.v.s. buzëqeshi dhe tha: "O Ali, a je i kënaqur që ti të jesh për mua sikurse Haruni që ka qenë për Musain, por që pas meje nuk ka pejgamber?" (Muslimi, 4/2404, por që te Muslimi nuk përmendet tregimi për hipokritët. Transmetimin në të cilin përmenden hipokritët e shënon Taberaniu dhe tjerët. Shiko: Mexhmeuz-zevaid, 9/114). Ky është edhe një virtyt madhështor dhe lajm përgëzues në lidhje me Aliun r.a.
Aliu r.a. ka qenë "rezervë" e Pejgamberit s.a.v.s. për çdo luftë dhe për çdo dyluftim. Në luftën e Bedrit, para fillimit të betejës, Muhammedi s.a.v.s. thirri trimat e patrembur myslimanë për dyluftim me parinë e mosbesimtarëve, dhe tha: "Ku është Ali b. Ebi Talibi?"
"Ja ku jam, o i Dërguar i Allahut", me gatishmëri u përgjigj Aliu r.a. Doli dhe filloi dyluftimin me kundërshtarin e tij, Velid b. Utben dhe e mbyti. Pas kësaj hyri në luftë duke luftuar me trimëri të madhe dhe duke mbytur shumë armiq të Allahut. I njëjti skenar u përsërit në luftën e Hendekut, kur aleatët e bashkuar u grumbulluan për ta marrë Medinën. E rrethuan Medinën duke e mbajtur nën rrethojë. Njëri prej të parëve të pabesimtarëve me emër Amr b. Vudd el-Amirijj doli para myslimanëve dhe i nxiti në dyluftim: "Kush dëshiron dyluftim me mua le të del?", pyeti ai dhe nuk mori menjëherë përgjigje. E përsëriti këtë edhe njëherë, por përsëri askush nuk u paraqit. Mirëpo Aliu r.a. doli dhe tha: "Unë do të luftoj, o Pejgamber!"
Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Ali, ky është Amr b. Vudd!", ndërsa ai tha: "Nuk ka lidhje qoftë edhe Amr b. Vudd!"
Aliu r.a. doli dhe dyluftimi filloi. Në njërën trimi i islamit, e në anën tjetër trimi i kufrit. Shpatat u "valvitën" dhe pluhuri u ngrit.
Muhammedi s.a.v.s. e luti Allahun e madhërishëm që ta nderojë Aliun r.a. me fitore. Kur pluhuri u shpërnda, e panë Aliun r.a. se si në mënyrë triumfale qëndronte mbi Amrin e vrarë.
Pejgamberi s.a.v.s. tha Allahu Ekber, dhe myslimanët me te lartëmadhëruan Allahun me tekbire.

Modestia
Imam Buhariu në Sahihun e tij shënon që Aliu r.a. ka thënë: "Ahireti na vie në takim, ndërsa dynjaja kalon në pakthim, andaj bëhuni bijtë e ahiretit e mos u bëhuni bijtë e kësaj bote. Sot bëhen vepra për të cilat nuk japim llogari, ndërsa nesër do të ketë llogari pa vepra." (Buhariu, 7/171)
Ka qenë modest dhe i varfër. Ka qenë halife pesë vjet dhe gjatë këtyre viteve ka qenë i ekspozuar llojeve të ndryshme të betejave dhe dyluftimeve, qoftë në luftë ose në paqe. Luftoi kundër harixhive, zullumqarëve, të padrejtëve, mëkatarëve të mëdhenj dhe pabesimtarëve të çdo lloji. Zemra e tij ka qenë me plagë emotive, ndërsa trupi me plagë nga llojet e ndryshme të armëve. As nderin nuk ia lanë të qetë. Hipokritët dhe të prishurit me gjuhët e tyre ngatërresa mbillnin. Siç thamë, pesë vjet Aliu r.a. ishte halife i islamit, por gjatë këtyre pesë viteve asnjëherë nuk u ngop dhe asnjëherë plotësisht nuk e shuajti urinë e tij. Një ditë erdhi në shtëpi dhe kërkoi nga familja t'i sjell diç ushqim, por i thanë se nuk ka asgjë për të ngrënë.
Ai doli nga shtëpia duke bartur shpatën që ia kishte dhuruar Pejgamberi s.a.v.s. dhe quhej Zul-fikar dhe duke qëndruar para popullit të Irakut tha: "Turpërohuni, o banorë të Irakut, Allahu ju dënoftë! Unë dhe familja ime po vdesim nga uria. Kjo është shpata e Pejgamberit e cila ende ju mbron nga pakënaqësitë dhe përuljet. A dëshiron dikush ta blejë nga unë për një ushqim ditor?!" Nuk kishte çka të hajë, ndërsa arka shtetërore ishte përplot lloje ushqimi dhe pasuri, të cilën u shpërndante të varfërve, ndërsa për vete nuk merrte asgjë. Pas kësaj falte dy rekat dhe i drejtohej Allahut: "O Zoti im, Ti e di se për vete nuk ndala asnjë ar as argjend dhe asnjë kokërr gruri, dhe asnjë hurmë apo një kokërr rrushi."

Përfundimi i premtuar
Aliu r.a. u sëmur dhe disa sahabë e këshilluan që nga Iraku të kthehet në Medine dhe aty ta pres vdekjen, ndërsa ai iu përgjigj: "Unë nuk do të vdes nga kjo sëmundje që lëngoj. Pejgamberi s.a.v.s. më ka premtuar se unë nuk do të vdes përderisa nuk gjakoset mjekra ime prej këtu deri këtu (duke treguar prej zylyfeve, në vetulla e deri te fundi i mjekrës)." (Hejthemi në Mexhmeuz-zevaid, 9/140, për këtë transmetim thotë: Shënojnë Bezzari dhe Ahmedi, ndërsa njerëzit në vargun e transmetimit janë të panjohur).
Kështu edhe ndodhi me dëshirën e Allahut. U ngrit herët në agim të mëngjesit që sipas zakonit t'i zgjojë myslimanët e pastaj hyri në xhami. Në xhami e pa të prishurin Abdurrahman b. Mulxhimin i cili flinte përmbys, e shtyri me këmbë duke i thënë: "Mos flejë përmbys, se kështu flejnë banorët e zjarrit!" Aliu r.a. solli tekbir për të falur dy rekat namaz, ndërsa ky i prishur dhe armik i Allahut, u vërsul mbi te dhe me shpatën e tij e goditi në vetulla dhe gjakosi mjekrën e tij. Aliu r.a. pëshpëriti: "Allahu është më i madhi, Allahut i takon çdo fillim dhe çdo mbarim." Dhe ra me fytyrë për tokë, ndërsa mjekra e tij u lag me gjak. Nga këto plagë vdiq.
Këto janë vetëm thërrmia të jetës së këtij sahabiu fisnik, trim i luftës dhe i paqes, dhe hapave tij të gjithë duhet të ecim. Sot ai na nevojitet më shumë se kurrë, për këtë i lutemi Allahut të madhërishëm që në zemrat tona të na bëjë të dashur sunnetin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., dhe të jemi prej atyre që e duan Aliun r.a. dhe sahabët tjerë të cilët me shembujt e ndritshëm treguan se si dhe çfarë mënyrë duhet sakrifikuar në rrugën e Allahut dhe si arrihet suksesi në dy botët.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
"HISTORI RRETH ISLAMIT"
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Islam :: Gjithcka reth islamit-
Kërce tek: