Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mirësia Ndaj Nënës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Mirësia Ndaj Nënës   Wed Jan 05, 2011 9:36 pm

Mirësia ndaj nënës


All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.“ [En-nisa, 36]
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese)!” [El-Isra, 23]
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se ka thënë: Erdhi një njeri tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, kush e meriton më së shumti shoqërimin (shërbimin)? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem]: Babai yt. [transmeton Buhariu 5626 dhe Muslimi 2548]
Thotë El-Hafidh bin Haxher se Ibën Bettali ka thënë: Është e natyrshme që të jenë për nënën tre shëmbuj që nuk janë për babain. Kjo për shkak të vështërisë së nënës gjatë shtatzënisë, lindjes së fëmiut dhe gjidhënjes. Në këto tri gjëra veçohet nëna dhe ndien vështirësi e pastaj babai e shoqëron atë në edukim.
Argument për këtë është fjala e All-llahut [subhanehu ve teala] ku thotë:
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë është kthimi juaj.” [Llukman, 14]
Zoti, prindërit e parazoi në edukim. Mirëpo, nënën e ka veçuar me tri gjëra. Thotë Kurtubiu: Qëllimi është që nëna e meriton prej fëmijës së saj rrespektin më të madh dhe ka përparësi në rrepekt ndaj babait.
Thotë Ajjadi: Shumica e dijtarëve janë të mendimit se nëna e meriton mbikqyrjen më të madhe se sa babai. Është thënë se mirësia ndaj atyre dyve është e njejtë por mendimi i parë është më i saktë. [Fethul Barij, 10/ 402]
Sheriati Islam ka urdhëruar për rrespektimin dhe vizitën e nënës edhe nëse është e krishtere.
Transmetohet nga Esma bija e Ebu Bekrit [radijallahu anha] se ka thënë: Në kohën e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem], nëna ime më mori e ajo ishte e krishtere. E pyeta Pejgamberin [salallahu aleji ve sel-lem] për këtë duke i thënë: O i Dërguari i Allahut, nëna ime më ka marrë dhe ajo nuk është në pajtim me mua, a e vizitoj atë? Tha Pejgamberi [salallahu aleji ve sel-lem]: “Po, vizitoje nënën tënde!” [transmeton Buhariu, 2477]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://galaxy-ks.n-stars.org
 
Mirësia Ndaj Nënës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Islam :: Gjithcka reth islamit-
Kërce tek: