Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E mira dhe e keqja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: E mira dhe e keqja   Sat Jan 01, 2011 12:41 pm

E mira


E mira nga pikëpamja e përgjithshme dhe abstrakte, është gjithçka që është e bukur, e drejtë, ka veti pozitive, vlera dhe cilësi morale dhe etike, që njerzit e dëshirojnë, e duan, e pëlqejnë, dhe ndjehen të tërhequr brendësisht vetvetiu nga ajo, dhe mund të mendohet si caku i mbramë (i fundit) për tu arritur në jetën e njeriut.

Ana e kundërt e së mirës është e keqja. Shpesh koncepti "e mira" njihet me atë të "mirësisë, ose "veprimit të mirë", si p.sh. në shprehjen "bëj mirë", e barazvlefshme me "bëj vepra të mira", që d.t.th. i bëj mirë dikujt, ose diçka të vyer bashkësisë në të cilën bëj pjesë.

Mësimi (doktrina), apo dituria, që mundohet të vendosë masa për të shprehur një gjykim vlerash në lidhje me mënyrën e të vepruarit njerzor, është etika, ose morali.

Thënie

* "E mira nuk arrihet në zbrazëti, por në shoqërinë e njerzve, që kujdesen për dashuri". Saul Bellou
* "Askush nuk mund të jetë i mirë nëse e mira nuk pyetet". Bertold Brecht
* "Është e lehtë të kryhet një veprim i mirë, por jo e lehtë të fitohet një zakon i përhershëm i kryerjes të një veprimi të tillë". Aristoteli
* "Bëj mirë se gjen mirë". Shqiptare


E keqja

E keqja apo e liga mund të përkufizohet si e kundërta e së mirës. Në fe dhe etikë, e keqja është cilësia moralisht e gabuar, e të gjykuarit, arsyetuarit, dhe vepruarit të njeriut, në parim apo jetë; ajo që shkakton dëm, dhimbje, padrejtësi, vuajtje, shkatërrim ose fatkeqësi.

E keqja mishërohet në veprimet e njeriut, i cili është vetpërgjegjes për veprimet e tij dhe vuajtjet e të tjerëve, si : përndjekja, lufta, masakra, vrasja, terrori, tortura, dhuna, urrejtja, egoizmi etj.

Çështja e së keqes në filozofi përcaktohet në shumicën e rasteve me pyetjet, pse ekziston (është) e keqja në botë? Në këtë çështje përfshihen shpesh edhe vdekja, sëmundja dhe mëkati. Në fenë e krishterë, e keqja i mvishet veprave të këqia të njerzve, të cilëve Perëndia u ka dhënë dëshirën e lirë.

Fetë e krishtera të cilat besojnë në parafatcaktimin dhe përligjjen nga besimi pohojnë, se Perëndia nuk është krijuesi i së keqes që kryejnë njerzit. Një shpjegim i së keqes është dualizmi, si p.sh. në zoroastrianizëm dhe manikeizëm. Në optimizëm e keqja trajtohet shpesh më me vertetesi. Libri i Jobit është trajtimi më i mirë i problemit.

Thënie

* "Pandjeshmëria është dorashka me të cilën e keqja fsheh duart e saj. — Bodi Teni
* "E keqja është më djallëzore kur nderohet". - Elizabet Barret Brauning
* "E keqja është shkaktarja e pështjellimit." - Robert Bërton
* "E keqja ka përkrahësit e saj." - Tomas Karlajl
* "Dreqi dridhet kur shikon shenjtorin më të dobët të gjunjëzuar". - Uilliam Kaupër
* "Ata që luajnë me lodrat e së keqes shpihen dalngadalë të vringëllojnë shpatën e saj." - Bakminstër Fullër
* "Unë nuk njoh asgjë më tallëse se një të keqe që pikëllohet." - Johan Volfgang Fon Gëte
* "Nëse e keqja do të mund të bindej të shkruante një bibël, ajo do ta titullonte atë, Ti jeton vetëm njëherë." - Sidnei Herris



Përtej së mirës dhe së keqes

Të pranosh jo të vërtetën si kusht për të jetuar do të thotë: natyrisht, t’u kundërvihesh në mënyrë të rrezikshme, ndjenjave të zakonshme me vlerë, dhe një filozofi që guxon ta bëje ketë gjë, pra vetëm për këtë; zë vend përtej së mirës dhe së keqes.

Në të vërtetë, çdo instikt është i papërmbajtur për pushtet dhe si i tillë synon të filozofojë. Pa dyshim, midis njerëzve të ditur, midis njerëzve të vërtetë të shkencës gjërat mund të qëndrojnë ndryshe.

Prandaj instiktet e vërtetë të njerëzve të ditur zakonisht synojnë drejt një fushe krejt të ndryshme, për shembull drejt familjes ose për të bërë ose për t’u marrë më politikë.

Tek filozofi nuk ka asgjë të përgjithshme, dhe mbi të gjitha morali i tij dëshmon në mënyrë të prerë dhe vendimtare kush është ai: gjë që do të thotë se në çfarë shkalle hierarkike qëndrojnë midis tyre instiktet më të thella të natyrës së tij.

Në çdo filozofi ka një pikë ku hyn në skenë “bindja” e filozofisë, ose, duke u shprehur me gjuhën e një misteri të lashtë: për t’u bërë gomar.

Të jetosh a nuk është pikërisht një dëshirë për të qenë tjetër nga ajo që është kjo natyrë? Të jetosh a nuk është ndoshta të vlerësosh, të parapëlqesh, të jesh i padrejtë, të jesh i kufizuar, të duash të jesh ndryshe?

Filozofia është vetë ky instikt tivanik, dëshira shpirtërore për pushtet, dëshira e “krijimit të botës”, e Perëndisë.
Vetëm ajo që mund të shihet dhe mund të preket është e qartë dhe e shpjegueshme.

“Atje ku qenia njerëzore nuk ka më asgjë për të parë dhe për të pohuar, nuk ka më as edhe ndonjë gjë për të kërkuar”.

“Bindja e menjëhershme”, ashtu si dhe “njohja e plotë” dhe gjëja në vetvete, përfshijnë brenda tyre një contradiction in adjecto; më në fund do të na duket të çlirohemi nga joshja e fjalëve.

Filozofi duhet të thoje vetë: kur unë zbërthej procesin e shprehur tek fjalia: “unë mendoj”, marr një mori pohimesh të nxitura, arsyetimi i të cilave është i vështirë, ndoshta i pamundër: që të jem unë që mendoj, që të mendosh është veprimtari dhe pasojë e qenieje të menduar si shkak, që të ëkzistoje si një “unë” dhe në fund që të jetë përcaktuar ajo që kuptohet duke thënë të mendosh, që unë ta di se çfarë është të mendosh.

Unë mendoj se e di që kjo të paktën është e vërtetë, e saktë, e sigurtë, ai sot tek një filozof do të ndeshte në një buzëqeshje dhe dy pikëpyetje. Ndoshta filozofi do ta bënte të kuptonte: “Zotëria im, ka pak të ngjarë që ju të mos gabohemi: pastaj, përse duhet patjetër e vërtetë?

Të mendosh është një veprimtari, çdo veprimtari nënkupton dikë që vepron, por pasojë…”

Filozofët e kanë zakon të flasin për vullnetin dëshirën, sikur të ishte gjëja më e njohur e botës, vetë Schopenhaueri la të kuptohet që, në fund të fundit, vetëm vullneti është i njohur për ne, plotësisht i njohur, pa zbritje apo shtesa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://galaxy-ks.n-stars.org
 
E mira dhe e keqja
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Okultizem :: Spiritualitet-
Kërce tek: