Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koha-sinonim i jetës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Koha-sinonim i jetës   Sat Jan 01, 2011 12:35 pm

Koha-sinonim i jetës

Kuptimi i jetë është te koha dhe shfrytëzimi i saj. Jeta përbëhet nga koha, e koha nga jeta. Koha është pseudonim i jetës, e jeta pseudonim i kohës.

Që të arrish të realizosh jetë të sukseshme , patjetër duhet ta organizosh kohën dhe shfrytëzimin e saj. Përpilo një orar ditor. Zbatimi i orarit është gjysma e suksesit. Koha dhe jeta janë krejtësisht të ndryshëme , por me kuptim te njejtë, kur mbaron jeta përfundon edhe koha.

Pra koha është sinonim i jetës. Kujdesu për kohë pasi që ajo është vetë jeta. Koha i nxjerr në pah i sipërfaqëson gjërat, i qartëson padrejtësit, ajo shëron plagët. Koha nuk është paraja, e paraja nuk është kohë.

Koha është flori!

Me para nuk mund të blihet koha, e as te kthehet prapa. Koha fluturon , hapi krahët, bëhu gati të shkosh edhe ti me të në mënyrë që të peshosh më shumë si njeri. Një ditë do të përgjigjemi edhe për kohën , përkatësisht shfrytëzimin e saj.

Sidomos për kohën e rinisë që është mosha e produktivitetit , periudha ku secili fillon t’i vërë themelet për të ardhmen. Në janë themele të forta dhe në territor të mire , do të jemi fatëmirë e nëse nuk janë do të jemi të mjerë.

Do të jemi njerëz të humbur nëse kohën nuk dim se ku ta shpenzojm, si në këtë botë, dhe në atë të përjetshmen. Koha është këshilltari ynë për gabimet e bëra që të mos përsëriten.

Cdo gjë ka kohën e vet, mos u nxito.!

Mos e kalo kohen, duke menduar se si ta kalosh atë.

Po e shfrytëzuat kesisoj jeni vonuar!

Koha është e pa mëshirshme , po nuk ece me të, ajo nuk do të prêt as edhe një sekond, e lëre më të kthehet prapa. Vetëm koha mund të gjykoj drejt. Koha nuk na bënë neve, po ne e bëjmë kohën ashtu sic duam ose e humbim tërsisht!

Secili le te ja bëjë vetë ate cfarë do, atë kohë për të cilën ka më së shumti vlerë për kërkim të diturisë.

Kujdes mos ia merr kohën dikuj tjetër kot, sepse është kafshatë që nuk kapërdihet.Koha që nuk di të shfrytëzohet është e pavler, sikur të mos e kesh ate fare. Kush nuk shfrytëzon kohën ai bënë mekat.

Shfrytzo cdo çast të kohës, Jeto jeten dhe kohën…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://galaxy-ks.n-stars.org
Admin
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Disa Fakte per kohen   Sat Jan 01, 2011 12:38 pm

Disa Fakte per kohen



Kur është ndërruar ora për herë të parë dhe sa energji kursehet

- “Koha është iluzion. Koha e drekës jo”, bën shaka Douglas Adams në dokumentarin “Galaktika”. Megjithatë shkencëtarëve nuk u vjen për të qeshur. Disa teori të reja spekulative të fizikës sugjerojnë se koha lind nga një realitet më i thellë dhe i përjetshëm.

- Tentoni ta shpjegoni këtë kur shkoni në punë vonë. Një udhëtar mesatar amerikan humbet 38 orë në vit për shkak të vonesave të trenave.

- E dini pse duhet ta ndërroni orën në mars? Ndërrimi i orës për të kursyer kohën nisi si shaka nga Benjamin Franklin, që propozoi që njerëzit të ngriheshin më herët në mëngjeset e verës, që të punonin më shumë gjatë ditës dhe kështu të kursenin qirinjtë. Në Mbretërinë e Bashkuar u zbatua në vitin 1917 dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

- Ditët e gjelbra. Departamenti i Energjisë ka përcaktuar se kërkesa për elektricitet bie me 0.5 për qind gjatë ditëve me orën e ndërruar. Kjo është ekuivalentja e gati 3 milion fuçive me naftë.

- Duke vëzhguar se sa shpejt arkëtarët e bankave mblidhnin monedha, këmbësorët ecën, punonjësit e postës folën, psikologët përcaktuan se tre qytetet me hapin më të shpejtë janë Bostoni, Buffalo dhe Nju Jorku.

- Po tre më të ngadaltat? Shreveport, Sacramento dhe Los Anxhelos.

- Një sekondë më parë përcaktohej si 1/86400 e gjatësisë së ditës. Megjithatë, rrotullim i Tokës nuk është shumë i besueshëm. Fërkimi i baticës nga dielli dhe hëna e ngadalëson planetin dhe rrit gjatësinë e një dite me 3 milisekondë për shekull.

- Kjo do të thotë se në kohën e dinozaurëve, dita ishte 23 orë e gjatë.

- Edhe moti e ndryshon ditën. Gjatë ngjarjeve “El Nino”, era e fortë e ngadalëson rrotullimin e Tokës me një fraksion të një milisekonde çdo 24 orë.

- Teknologjia moderne e bën edhe më mirë këtë punë. Në vitin 1972, një rrjet orësh atomike në më shumë se 50 shtete u bë autoriteti final i orës. Ato u bën aq të sakta, sa duhen 31.7 milion vite për të humbur një sekondë.

- Për ta mbajtur orën të sinkronizuar me rrotullimin e ngadaltë të Tokës, “një sekondë më tepër” shtohet një herë në disa vite. Kohët e fundit kjo ndodhi në pragun e Vitit të Ri të kaluar.

- Ora më e saktë në botë, në Institutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë në Kolorado, mat vibrimet e një atomi të vetëm zhive. Në një miliardë vite ajo nuk do të humbasë as një sekondë.

- Deri në vitin 1800, çdo fshat jetonte në zonën e tij të kohës, me orën e sinkronizuar sipas hënës lokale.

- Kjo shkaktoi telashe me oraret e trenave. Për disa kohë, u shpikën ora që tregonin orën vendase dhe orën e trenave.

- Në 18 nëntor të vitit 1883, kompanitë hekurudhore amerikane kërkuan përdorimin e një ore të vetme të standardizuar.

- Fakti që kompanitë hekurudhore kërkonin që orët në vende të ndryshme të ishin të sinkronizuara, mund të ketë frymëzuar Ajnshtajnin të zhvillonte teorinë e tij të relativitetit, që unifikon hapësirën dhe kohën.

- Ajnshtajni tregoi se graviteti e bën orën të lëvizë më ngadalë. Prandaj pasagjerët e avionëve, që fluturojnë aty ku tërheqja e Tokës është më e dobët, plaken më pak nanosekonda në secilin fluturim.

- Sipas teorisë të kuantit, momenti më i shkurtër i kohës që ekziston njihet si ora “Planck” ose 0.0000000000000000000000000000000000000000001 sekondë.

- Koha mund të mos ketë ekzistuar gjithmonë. Shumë shkencëtarë thonë se është krijuar me pjesën tjetër të universit.

- Koha mund të ketë fund, por edhe mund të mos ketë. Hapësira është e pafund, po kështu edhe përjetësia ashtu është.

Në hapësirë uji rrjedh për lart dhe kockat zgjaten 5 centimetra

Disa fakte që s’i dinim për jetën në hapësirë

Dhimbjet nga hapësira

- Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës.

Lëngjet rrjedhin lart

- Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën.

Anët e mira

- Të paktën do të jeni të fryrë, në gjendje kapsllëku dhe të gjatë. Presioni në ulje mbi shpinën kurrizore bën që udhëtarët në hapësirë të zgjaten me 5 centimetra.

- Minjtë e laboratorit në hapësirë gjatë periudhës së mesit të shtatzënisë, ndërsa po i zhvillohen veshët e brendshëm, lindin bebe me veshë të gjatë.

- Asnjë njeri nuk është ngjizur në hapësirë, prandaj këto janë supozime.

Efektet në Tokë

- Një studim i vitit 2001 tregoi se astronautët që gërhisnin në Tokë dremisnin të heshtur në hapësirë.

- Është normale që astronautët të flenë pa bërë zhurmë. Me 16 lindje dielli në ditë kjo është më e pakta që mund t’u ndodhë.

- Në fillimin e ditës së punës në anijen kozmike, paneli i kontrollit në Hjuston transmeton muzikë për t’i zgjuar astronautët.

Vakumi i hapësirës

- Nëse ekspozoheni në vakumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë.

- Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakumit për 15 sekonda.

Mungesa e oksigjenit në gjak

- Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta.

- “Virgin Galactic”, një kompani e turizmit të hapësirës nga Richard Branson, ka vendosur të mos pranojë asnjë grua që ka kryer transplantime të gjoksit, nga frika se mos ato shpërthejnë.

Si ushqehen

- John Glenn e pati të vështirë të përtypë ushqim, por jo për shkak të mungesës së gravitetit. Astronautët e hershëm përdornin tuba alumini për të kaluar ushqime të thara, qull gjysmë të lëngshëm dhe ushqim në formë kubi.

- Sot astronautët mund t’i marinojnë ushqimet që hanë me kripë dhe piper në formë të lëngshme. Drithërat në masë të vogël do të pluskonin, duke u dalë nga hunda dhe do t’i gudulisnin rrugët e frymëmarrjes.

Çfarë mungon

- Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë.

- Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten.

Lindja e dytë

- NASA u përpoq të ndërtojë një WC në kostumet e hapësirës, një tub të ngjitur në fshikëzën e meshkujve dhe një pajisje të tillë të modifikuar për femrat, por u dorëzuan dhe kaluan në planin B, pelena për të gjithë.

- Astronautët e kthyer raportojnë vështirësi ekstreme në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve pasi prekin tokën; për këtë arsye e quajnë uljen në tokë “lindja e dytë”.

Jeta në hapësirë

- Por disa kozmonautë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirë raportojnë se gjëja më e vështirë me të cilën duhet të mësohen në Tokë është se kur i lëshojnë objektet, ato bien.

- Mos është më mirë të qëndrojmë atje lart? Tetëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur gjatë misioneve në hapësirë, por kurrë ndërsa kanë qëndruar atje lart, por vetëm gjatë udhëtimit nga poshtë lart dhe anasjelltas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://galaxy-ks.n-stars.org
 
Koha-sinonim i jetës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Okultizem :: Spiritualitet-
Kërce tek: