Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ku qëndron e keqja e madhe e masonerisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

avatar

Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Ku qëndron e keqja e madhe e masonerisë    Sat Jan 01, 2011 4:54 am

Ku qëndron e keqja e madhe e masonerisë




- Simboli i masonerisë moderne, piramida e dyfishtë, në formë rombi, si dhe simboli tjetër i masonerisë moderne, piramida me syrin gjithëpamës në majë, tradhëton faktin se masoneria moderne spekulative është vazhdim vëllazërisë sekrete të Egjiptit të Lashtë, që ka ekzistuar së paku që nga koha e Amenhotep IV në shekullin XIX para Krishtit, por që gjasat janë që të ketë qenë shumë më e vjetër, që 28 shekuj para Krishtit.

Që masoneria e sotme e ka prejardhjen nga Egjipti i Lashtë, kuptohet dhe nga miti fals që ka krijuar ajo sikur betimi masonik e ka prejardhjen nga sakrifikimi i Hiram Abif dhe ndëshkimi i vrasësve të tij.

Masonët bëjnë një betim të ëprgjakshëm për të cilin thonë se e ka origjinën nga një histori bibilike e vrasjes së arkitektit të Tempullit të Mbretit Solomon, që quhej Hiram Abif, nga tre muratorë të armatosur nga vegla pune, që quheshin Jubela, Jubelo dhe Jubelum. Ata e vranë Hiram Abifin se ai nuk pranoi t’ u zbulonte sekretet e profesionit të vet. Sipas mitit masonik tre vrasësit u kapën dhe u penduan për krimin.

Atëherë iu kërkua që të zgjidhnin vetë ndëshkimin e tyre. I pari zgjodhi që t’ i pritej fyti dhe t’ i shkulej gjuha, i dyti që t’ i çahej gjoksi dhe t’ i shkulej zemra, e cila do t’ u hidhej si ushqim zogjve ose kafshëve të egra, ndërsa i treti që t’ i digjeshin të brendshmet dhe hiri i tyre të shpërndahej gjithandej. Prandaj masonët pretendojnë se ata e bëjnë sot një betim të ngjashëm.

Problemi është se në Bibël nuk thuhet asgjë për arkitektin Hiram Abif. Në Bibël tregohet vetëm për një Hiram që erdhi në Jerusalem pasi kishte mbaruar ndërtimi i tempullit të Solomonit. Dhe për vetë tempullin dihet se ishte prej druri dhe jo prej guri.

Duket se masonët kanë projektuar në ndërtimin e tempullit të Solomonit një histori nga Egjipti antik, atë të faraonit egjiptian Senquenre Tao, që jetoi në shekullin XVI para Krishtit dhe që u vra se nuk pranoi të jepte dijet sekrete që zotëronte. Masoneria moderne ka vazhduar traditën e asaj të Egjiptit antik, me anë të një sistemi të transmetimit nga brezi në brez të dijeve ezoterike.

Për masonët spekulativë të shekullit XVIII nuk ka ndonjë sekret përmbajtja e letrave të Al-Amarnas.

Me këto simbole, masoneria moderne spekulative, e tradhëton veten si një konspiracion që vazhdon traditën okulte të ideimit dhe zbatimit të një projekti për të ndërtuar një qendër sekrete pushteti në një shoqëri njerëzore, duke qenë se pjesa e dukshme e shkallëzuar e piramidës mbi tokë tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndërsa pjesa e padukshme e piramidës, nën tokë, në funksion të së cilës është ndërtuar pjesa e dukshme e piramidës, simbolizon shkallët e pushtetit sekret deri tek maja e përmbysur e cila kontrollon gjithçka, çka simbolizohet me anë të syrit gjithëpamës në majë të piramidës së dukshme, që është “syri” i “kokës” sekrete misterioze që drejton gjithçka.

Kështu, institucionet e shoqërisë dhe shtetit modern, parlamenti, qeveria, partitë politike, pushteti vendor, gjykatat, policia, OJF-të, mediat etj., janë pjesa e dukshme e “piramidës” së pushteteve në shoqëri, ndërsa ato në fakt kontrollohen nga një “piramidë” e padukshme pushteti, që i manipulon ato sipas konveniencave të një oligarkie sekrete, që vërtet nuk duket por që realisht ka syrin gjithëpamës” në majë të piramidës së dukshme të pushteteve në shoqëri.

E gjithë kjo realizohet duke vënë masoneria njerëzit e Vëllazërisë konspirative në poste-kyçe në funksionet publike. Zeja kryesore e kësaj oligarkie sekrete është manipulimi i ngjarjeve në rang vendi dhe në rang botëror. Revolucioni Francez në shekullin XVIII është një deja vu e asaj që ndodhi në Egjipt në shekullin XIV para Krishtit, në kohën e Amenhotepit IV (Akhetaten).

Pas Revolucionit francez qendron llozha e madhe masone e Francës e krijuar në 1731, 58 vite para revolucionit, Grand Orient de France. Veçanërisht e implikuar në përgatitjen e revolucionit ka qenë një llozhë masonike në orbitën e Grand Orient, që quhej “Les neuf soeurs”(“Nëntë motrat”).

Para fillimit të revolucionit dhe në fillimet e tij, Mjeshtri i Madh i Grand Orient ka qenë një aristokrat shumë i lartë, Louis Philippe, Duka i Orleanit, kushëriri i mbretit Louis XVI. i cili pretendonte fronin mbretëror të Francës. Më vonë ky do të bëhej Mbreti Louis Philippes II dhe do të mbretëronte nga viti 1830 në 1848.

Masonët e kishin bindur atë se që të bëhej mbret, ishte i nevojshëm një revolucion që do të rrëzonte Burbonët nga froni, dhe që do të godite kishën që ishte mbështetëse e Burbonëve. Ashtu si Amenoteph IV, 32 shekuj para tij, edhe Duka i Orleanit, e pranoi planin e masonëve, pa e kuptuar plotësiht se për çfarë qëllimesh donin ta përdornin.

Kështu që ai dhe aristokratë të tjerë ndihmuan masonët që të organizonin revolucionin, që në fakt u krye sipas skenarit të një grushti shteti, pa pjesëmarrje masive të turmave, aq në Paris dhe jo më në pjesën tjetër të Francës që ishte thjesht spektatore e asaj që po ndodhte. Pasi u përmbys mbreti, oligarkia sekrete e revolucionit e harroi premtimin që i bëri Dukës së Orleanit dhe shpalli Republikën, në dukje të qytetarëve.

Por në 28 korrik 1794, Robespieri, nga foltorja e Konventës (parlamentit) denoncoi faktin se Republika kishte rënë nën kontrollin e një oligarkie sekrete, masonerisë: “Unë nuk guxoj të them emra në këtë moment e vend. Unë nuk mund t’ i lejoj vetes të çjerr vellon që mbulon këtë mister të thellë të Antikitetit.

Por unë mund të afirmoj që mes autorëve të këtij komploti janë agjentë të këtij sistemi korrupsioni e ekstravgance, më i fuqishmi i shpikur nga të huajt për të mposhtur republikën”. Pas këtij fjalimi, Robespieri, në dy të mëngjesit u arrestua, dhe ditën në vazhdim u çua në gijotinë.

Kryeministri britanik i kohës, William Pitt i Riu, duke parë atë që po ndodhte në Francë, si dhe atë që kishin bërë masonët në Amerikë, ku kishin ideuar dhe zbatuar planin e shkëputjes së kolonive amerikano-veriore nga Kurora Britanike, me anë të një rebelimi, në vitin 1799 bëri që parlamenti të miratojë «The unlawful societies Act», që ndalonte të gjitha shoqëritë që u kërkojnë anëtarëve të tyre të mbajnë një betim dhe një obligim të fshehtë, duke përfshirë dhe ato masonike.

Pra, kryeministri William Pitt, i cili do të ishte armiku më i pakompromis i Francës revolucionare dhe më pas napoleoniane, prakitikisht kishte një teori konspiracioni sipas së cilës masonët kishin konspiruar në Francë për përmbysjen e rendit politik dhe shoqëror në fuqi dhe se të njëjtën kishte rrezik ta bënin dhe në Britaninë e Madhe.

Ligji i miratuar i jepte kësaj teorie konspiracioni. Por nën presionin e llozhave masonike, ato u përjashtuan specifikisht nga ky ligj, por u detyruan që t’ u paraqesin autoriteteve një herë në vit listën e anëtarëve të tyre. Shumë kohë më vonë, në vitin 1967 ky detyrim u hoq.

Në SHBA masoneria moderne u soll nga francezët, edhe pse atje u përhap kryesisht Riti Skocez i masonerisë, që është ende dominues. Riti Skocez që u përhap në SHBA në shekullin XVIII, në fakt u ideua në Paris, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XVIII, nga një forum mason i quajtur Këshilli i Perandorëve të Lindjes dhe Perëndimit, si një rit me 25 shkallë hierarkie dhe sekreti.

Ky do të quhej dhe Riti «Morin» se masoneria pariziane i dha licencën një masoni nga Bordo, tregtarit Estienne Morin, që ta përhapte këtë rit në Botërn e Re (dy Amerikat), duke e emëruar në 1761 Inspektor i Madh për Botën e Re.

Ishte koha kur Franca dhe Britania e Madhe ishin rivale dhe armike, kështu që duket se masoneria franceze duhet ta ketë parë misionin e saj në Botën e Re, si një subversion në zotërimet koloniale të Kurorës Britanike.

Si bashkëpunëtor i Morin ishte një holandez i natyralizuar në francez, Henry Andreë Francken. Francken shkoi në 1767 në New York, ku bëri zëvendës-inspektor të përgjithshëm një tregëtar çifut të quajtur Moses Michael Hays. ku dha një licencë masonike për hapjen e një llozhe në Albany, në zotërimet britanike. Me këtë rast u hap në Neë York llozha e parë masonike në zotërimet britanike në Amerikë, në Albany të New York.

Heys do të bëhej përhapësi i masonerisë së Ritit Skocez në Amerikën Veriore, duke emëruar në 1781 tetë nën-inspektorë të përgjithshëm. Nga këta Issac De Costa, një çifut me origjinë portugeze do të bëhej themelues i masonerisë së Ritit Skocez në Karolinën e Jugut, Abraham Forst në Virginia, Joseph M. Myers në Meryland, Barend M. Spitzer në Georgia.

Ndoshta është rastësi, por nga këto shtete ka dalë numri më i madh presidentësh të SHBA në dekadat në vazhdim. Do të ishte llozha masonike e Bostonit ajo që do të kishte një peshë të madhe në Revolucionin Amerikan. Sot në SHBA dominon masoneria e Ritit Skocez, e cila është një zhvillim i Ritit Morin, duke evouluar nga një rit me 25 gradë, në një rit me 33 gradë.

Në fakt, gradët në Ritin Skocez fillojnë nga e katërta, për të vazhduar deri tek e tridhejtëetreta. Riti Skocez quhet Appendant (i atashuar, i shtuar) dhe për t’ u anëtarësuar në të, dikush duhet të jetë anëtar i një llozhe masone. Riti Skocez, që mund të konsiderohet edhe si aristokracia e masonerisë anglosaksone, funksionon mbi parimin e tyre që mund të quhen superllozha.

Për të hyrë në sistemin e hierarkisë të Ritit Skocez, nga grada e katërt tek e tridhjetëetreta, duket të jesh anëtar i një llozhe masone, dhe të kesh arritur gradën e tretë, atë të master mason (mjeshtrit mason). Vetëm pas kësaj mund të hysh në superllozhë, duke marrë gradën e katërt, që është më e ulta, dhe që quhet «Secret Master».

Grada më e lartë, e tridhjetëetreta është ajo e Sovereign Grand Inspector General (Inspektorit të Madh të përgjithshëm Sovran). Menjëherë poshtë tij në gradën e tridhjetë e dytë është Sublime Prince of Royal Secret (Princi Sublim i Sekretit Mbretëror).

Në gradën e tridhjetë e dytë është: General Inspector Inquisitor Commander (Komandanti hetues-Inspektor i përgjithshëm) Në masonerinë amerikane llozhat e njohin formalisht Ritin Skocez, ndërsa United Grand Lodge of England nuk e njeh, por nuk e ndalon pjesëmarrjen në të të anëtarëve të saj.

Rrjeti i llozhave masonike të Ritit Skocez në SHBA drejtohet nga dy qendra të fuqishme: Këshilli Suprem për Juridiksionin e Jugut (të SHBA) në Washington D. C. Dhe Këshilli Suprem në Lexington Massachusets, për Juridiksionin e Veriut (të SHBA).

Sot në botë ka dy linja kryesore rivale të masonerisë së lirë, masoneria anglosaksone dhe ajo franceze, të cilat kontrollojnë llozha në vende të ndryshme të botës që janë në orbitën e tyre.

Masoneria anglosaksone ka tre qendra kryesore të fuqishme, nga të cilat një është në Londër (United Grand lodge of England) dhe dy në SHBA, të cilat janë Këshilli Suprem për Juridiksionin e Jugut (të SHBA) në Washington D. C. Dhe Këshilli Suprem në Lexington Massachusets, për Juridiksionin e Veriut (të SHBA).

Ndërsa Grand Orient de France është organizata më e fuqishme masonike në Francë, dhe i përket grupit ateist të masonerisë ndërkombëtare, duke qenë dhe zemra e tij. Kjo organizatë është një rivale e përjetshme e masonerisë anglosaksone, me të cilën është armiqësuar që në vitin 1877, kur Grand Orient hoqi kriterin e besimit tek Zoti për pranimin e anëtarëve.

Nga fjalët e Mjeshtrit të Madh të Grand Orient, Quillardet, që vizitoi Shqipërinë para disa kohësh, u mësua se sot kriter për t’ u pranuar në këtë organizatë masonike është ateizmi.

Kjo u bë e qartë kur Quillardet, në intervistën që dha në emisionin «5 pyetje nga Babaramo», në Neës-24, kur u shpreh se masoneria është e nevojshme të ekzistojë për të garantuar laicizmin e shoqërisë, përkundër rrezikut të dominimit të klerikalizmit, paraqiti si një ndër rreziqet edhe shtimin e teorive antidarviniste.

U mor vesh, frankomasoneria e Grand Orient e paska darvinizmin, pra ateizmin, princip të saj, pavarësisht se Guillardet deklaroi se në masoneri nuk ka doktrinë, dhe se ajo është një bashkim i mendjeve të lira. Por, del se është një bashkim i mendjeve që janë të lira të besojnë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni.

Të gjitha organizimet shoqërore që kanë marrë si një nga premisat e tyre-bazë teorinë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni kanë përfunduar duke e majmunizuar njeriun. Komunizmi është prova më impresionuese për këtë gjë.

Masoneria franceze e Grand Orient nuk mund të bëjë përjashtim. Ku qëndron e keqja e masonerisë sot?

Në pamje të parë masoneria të le përshtypjen e një trilli të çuditshëm ku burrat bëjnë një lojë fëmijësh. Por e vërteta është se këtu ka një të keqe të madhe. E keqja e madhe e masonerisë është se ajo influencon në vendimmarrjen publike, në mënyrë konspirative.

Një shtetar, politikan, deputet, gjykatës, prokuror, gjeneral, biznesmen, botues, profesor etj., që është mason do të veprojë në punën e tij publike, jo siç do t’ i thoshte ndërgjegjia e tij dhe interesi publik, por sipas urdhërave të masonerisë dhe në interes të anëtarëve të vëllazërisë sekrete. Urdhëri i vëllazërisë sekrete dhe është ligji më i lartë për masonin dhe prevalon mbi ligjin publik. Një funksionar publik i çdo rangu qoftë, që është mason, nuk e ka më vetëdijen dhe interesin e shërbyesit publik, por vetëdijen dhe interesin e shoqërisë sekrete.

Ai është një konspirator që vepron jo më për të mirën publike, por për konsolidimin e pushtetit okult dhe të pasurisë së vëllazërisë dhe anëtarëve të saj. Siç tregova më lart, Riti Skocez me 33 shkallët e tij është një strukturë ezoterike e sofistikuar, që të ndriçon për një qendër konspiracioni për të krijuar një pushtet të gjithëfuqishëm okult në shoqëri. Simotra e saj franceze Grand Orient nuk është më ndryshe.

Në kushtet e shoqërisë së sotme perëndimore, asgjë nuk e justifikon ekzistencën e një strukture të tillë si masoneria. Nëse masoneria kishte një justifikim në shoqëritë me kasta, ku ajo ishte një formë e organizuar disidence, si dhe një kundërbalancim i aristokracisë dhe kastës së klerikëve, që ishin të gjithëfuqishme, sot ajo nuk ka një justifikim. Sot masoneria është bërë ajo çka njerëzit e saj pretendojnë se ishin kleri dhe aristokracia, kur masoneria luftoi kundër tyre, pra kastë që ushtron një pushtet okult në shoqëri.

Është shumë alarmuese që tek masoneria marrin pjesë njerëz që kanë poste të rëndësishme zyrtare në sistemin publik të institucionev, në shoqërinë civile, biznes, media etj.

Në Itali, në 1982, policia zbuloi rastësisht dokumentet e llozhës masonike të Romës “Propaganda Due“ (P 2) ku kishte shumë deputetë, senatorë, ministra, gjykatës, prokurorë, funksionarë të lartë të shërbimeve sekrete, diplomatë, ushtarakë të lartë, funksionarë të lartë të policisë, afaristë, gazetarë etj.

Kuptohet se bashkimi i njerëzve të fuqishëm nga këto fusha, në një shoqatë të fshehtë ishte në kuadrin e një konspiracioni për të krijuar një qendër pushteti okult, në dobi të konspiratorëve.
Zbulimi kësaj llozhe është shpjeguar edhe me atë se ishte pjesë e rivalitetit mes linjave të ndryshme të masonerisë ndërkombëtare.

E pra, deri atëherë italianët që besonin tek pushteti okult masonik, ishin vënë në lojë si paranojakë, maniakë të teorive të konspiracionit etj., por doli të ishte ndryshe. Paranojakë kishin qenë ata që nuk besonin në to.

Masoneria është mafie e legalizuar

Ata që e shfajësojnë masonerinë me argumentin s endryshe nga mafia, ajo nuk e shkel ligjin, bëjnë sikur harrojnë se masoneria nuk ka nevojë ta shkelë ligjin se ajo qëndron mbi ligjin dhe e bën ligjin.

Masoneria sigurisht që ka pasur një influencë të madhe në ngjarje të rëndësishme historike dhe kjo gjë thuhet jo vetëm nga ata që shpërfillen si teoricienë konspiracionesh.

Në librin e një autoriteti si Bernard Lewis “Lindja e Turqisë moderne”, ku thuhet se llozhat masonike patën një rol të madh në Revolucionin Xhonturk dhe në ngjarje të tjera në Imperinë Osmane dhe Turqi dhe dihet se xhonturqit krijuan një kastë që ushtronte një pushtet okult pas institucioneve zyrtare me anë të Komitetit, të ashtuquajtur, për Bashkim e Përparim.

Ajo që i përgënjeshtron pretendimet e masonëve, se ata janë një shoqatë idealiste, e pafajshme, nëse doni snobësh, është betimi masonik që është i frikshëm dhe i përgjakshëm. Masonët betohen se nëse do të nxjerrin sekretet e Vëllazërisë, atyre le t’ u çahet gjoksi dhe do t’ u shkulet zemra, dhe do t’ u jepet si ushqim zogjve apo kafshëve të egra, se do t’ u shqyhen gjymtyrët, do t’ u digjen mushkëritë dhe do të shpërndahet hiri në ajër.

Pretendimi i masonëve se këto kanë mbetur nga tradita nuk duket bindës. Përse janë dashur në të shkuarën këto betime kanibaleske dhe përse duhen ende sot, nëse është fjala për një shoqatë që pretendon të jetë një shkollë morale? Dhe të mendosh se në çdo shkallë të masonerisë bëhet një betim i ri, më i egër.

Masoneria është një fe sekrete, që i shërben një kaste sekrete, si instrument sundimi okult në shoqëri.

Masoneria dhe demokracia, masoneria dhe liria përjashtojnë njëra tjetrën. Demokracia sa kohë ekziston masoneria nuk mund të jetë veçse demokraci masonike, ashtu si demokracia në kohën e komunizmit ishte demokraci e ashtuquajtur popullore, që ishte eufemizmi komunist për despotizmin.

Argumenti i masonëve se fakti që ata i ka luftuar fashizmi tregon se kanë qenë në dobi të lirisë nuk vlen, se fashizmi shikonte tek masoneria një qendër rivale pushteti despotik. Masonët kanë si strategji kryesore për të zhvlerësuar kritikat ndaj tyre, që t’ i etiketojnë kritikat ndaj tyre si teori konspiracioni. Me këtë ata e projektojnë tek kundërshtarët e tyre të keqen e vet, pra konspiracionin.

Por a nuk është sekreti i shkallëzuar i masonëve, i ruajtur me betime makabre, premisë logjike për teori konspiracioni? Është absurde dhe skandaloze që një instrument pushteti okult despotik, oligarkik, i trashëguar nga Antikiteti i thellë, të paraqitet sot si instrument në dobi të lirisë, demokracisë, së mirës dhe së drejtës.

Karl Popper në librin e vet “Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e Saj” (1945), shkruan: “Unë nuk dua të them që konspiracionet nuk ndodhin kurrë. Në të kundërt, ato janë fenomen social tipik”.

Popper gjithashtu thotë: «Konspiracionet ndodhin, kjo duhet pohuar. Por fakti që të godet, i cili, pavarësisht ndodhjes së tyre, disaprovon teorinë e konspiracionit, është që pak nga këto konspiracione janë përfundimisht të sukseshme. Konspiratorët rrallë e konsumojnë konspiracionin».

Shumë e drejtë! Prandaj ky libër nuk përkthehet në Shqipëri, edhe pse ai i ka dhënë emrin kolanës së botimeve të fondacionit në Shqipëri, “Libra për një shoqëri të hapur” të Piro Mishës, se Fondacioni “Soros” që i financon këto botime, është një strukturë në orbitën e masonerisë.

Popper e ka fjalën për rastet që i konvenojnë atij, por kjo që thotë ai mund të shihet dhe me vlerën e një postulati universal. Duke ndjekur logjikën e Popper mund të thuhet se teoritë e konspiracionit, përveç kur konspiratorët vetëzbulohen pas suksesit të plotë, kur e gjykojnë të arsyeshme, ose rastit kur del një i penduar nga rradhët e konspiratorëve që rrëfehet, siç ndodhi me mafian, që ishte një konspiracion, vërtetohen me prova të tërthorta.

Kjo vlen dhe për masonerinë. Masoneria është e ngjashme me “Vëllain e Madh” në “1984” të George Orwell, pra është një qendër pushteti despotik
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ku qëndron e keqja e madhe e masonerisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Mistere :: Konspiracion-
Kërce tek: